Job 28:1 Cross References - Albanian

1 "Me siguri ka një minierë për argjendin dhe një vend ku bëhet rafinimi i arit.

Genesis 2:11-12

11 Emri i lumit të parë është Pishon; është ai që rrethon tërë vendin e Havilahut, ku ka flori; 12 dhe floriri i këtij vendi është i mirë; aty gjenden gjithashtu bdeli dhe guri i oniksit.

Genesis 23:15

15 "Zoti im, dëgjomë! Toka vlen katërqind monedha argjendi. Ç'është kjo midis meje dhe teje? Varrose, pra, të vdekurën tënde".

Genesis 24:22

22 Kur devetë mbaruan së piri, njeriu mori një unazë floriri për hundën që peshonte gjysmë sikli dhe dy byzylykë me një peshë prej dhjetë siklesh ari për kyçin e dorës së saj, dhe tha:

1 Kings 7:48-50

48 Salomoni bëri që të prodhohen tërë orenditë e shtëpisë të Zotit: altari prej ari, tryeza prej ari mbi të cilën viheshin bukët e paraqitjes; 49 shandanët prej ari të kulluar, pesë në të djathtë dhe pesë në të majtë përpara vendit shumë të shenjtë, me lulet, me llambat dhe me gërshërët prej ari; 50 kupat, thikat, vazot e mëdha, lugët dhe mangallët prej ari të kulluar; dhe menteshat prej ari të portave të shtëpisë së brendshme (domethënë të vendit shumë të shenjtë) dhe portat në hyrje të vetë tempullit.

1 Kings 10:21

21 Të gjitha kupat e pijeve të mbretit Salomon ishin prej ari, dhe të gjitha kupat e pallatit "Pylli i Libanit" ishin prej ari të kulluar. Asnjëra nuk ishte prej argjendi, sepse në kohën e Salomonit argjendi nuk vlente asgjë.

1 Chronicles 29:2-5

2 Me të gjitha mundësitë e mia kam përgatitur për shtëpinë e Perëndisë tim ar për sendet prej ari, argjend për sendet prej argjendi, bronz për sendet prej bronzi, hekur për sendet prej hekuri, dru për sendet prej druri, gurë oniski dhe gurë për t'u ngallmuar, gurë brilanti dhe me ngjyra të ndryshme, lloj lloj gurësh të çmuar dhe mermer në një sasi të madhe. 3 Përveç kësaj, duke qenë se e kam vendosur dashurinë time mbi shtëpinë e Perëndisë tim, përveç asaj që kam përgatitur për shtëpinë e shenjtërores, i dhuroj shtëpisë së Perëndisë tim thesarin tim personal prej ari dhe argjendi: 4 tre mijë talenta ari, nga ari i Ofirit, dhe shtatë mijë talenta argjendi të kulluar për të veshur muret e shenjtërores, 5 ari për sendet prej ari, argjendi për sendet prej argjendi dhe për të gjitha punimet që duhet të kryhen nga zejtarë të shkathët. Kush është sot i gatshëm ta mbushë dorën e tij për t'ia kushtuar Zotit?".

Psalms 12:6

6 Fjalët e Zotit janë fjalë të pastra, si argjend i rafinuar në një furrë prej dheu, i pastruar shtatë herë.

Proverbs 17:3

3 Poçi është për argjendin dhe furra për arin, por ai që provon zemrat është Zoti.

Proverbs 27:21

21 Poçja është për argjendin dhe furra për arin, kështu njeriu provohet nga lëvdata që merr.

Isaiah 48:10

10 Ja, unë të kam rafinuar, por jo si argjendi; të kam provuar në poçen e pikëllimit.

Zechariah 13:9

9 Këtë të tretë do ta bëj të kalojë nëpër zjarr, do ta rafinoj ashtu si rafinohet argjendi dhe do ta vë në provë ashtu si provohet ari. Ata do të thërresin emrin tim dhe unë do t'i kënaq. Unë do të them: Ky është populli im, dhe ai do të thotë: Zoti është Perëndia im".

Malachi 3:2-3

2 "Po kush do të mund të durojë ditën e ardhjes së tij? Kush do të mund të qëndrojë më këmbë ditën kur ai do të shfaqet? Ai është si zjarri i shkrirësit, si soda e larësve. 3 Ai do të ulet si ai që shkrin dhe pastron argjendin; do t'i pastrojë bijtë e Levit dhe do t'i rafinojë si arin e argjendin, me qëllim që ata të mund t'i ofrojnë Zotit një blatim me drejtësi.

1 Peter 1:7

7 duke arritur përmbushjen e besimit tuaj, shpëtimin e shpirtrave.

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.