Job 16:5 Cross References - Albanian

5 Por do t'ju jepja kurajo me gojën time dhe ngushëllimi i buzëve të mia do ta lehtësonte dhembjen tuaj.

Job 4:3-4

3 Ja ti ke mësuar shumë prej tyre dhe ua ke fortësuar duart e lodhura; 4 fjalët e tua u kanë dhënë zemër të lëkundurve dhe kanë forcuar gjunjët që gjunjëzohen.

Job 6:14

14 Për atë që është i pikëlluar, miku duhet të tregojë dhembshuri, edhe në qoftë se ai braktis frikën e të Plotfuqishmit.

Job 29:25

25 Kur shkoja tek ata, ulesha si kryetar dhe rrija si një mbret midis trupave të tij, si një që ngushëllon të dëshpëruarit.

Psalms 27:14

14 Ki besim të madh te Zoti; ji i fortë, ki zemër; ki besim të madh te Zoti.

Proverbs 27:9

9 Vaji dhe parfumi gëzojnë zemrën, kështu bën ëmbëlsia e një shoku me këshillat e tij të përzërmërta.

Proverbs 27:17

17 Hekuri mpreh hekurin, kështu njeriu mpreh fytyrën e shokut të tij.

Isaiah 35:3-4

3 Forconi duart e dobësuara, bëjini të qëndrueshëm gjunjët e pasigurt! 4 U thoni atyre që e kanë humbur zemrën: "Bëhuni të fortë, mos kini frikë!". Ja, Perëndia juaj do të vijë me hakmarrjen dhe me shpërblimin e Perëndisë; do të vijë ai vetë për t'ju shpëtuar.

Galatians 6:1

1 Mbani barrët e njëri-tjetrit dhe kështu do të përmbushni ligjin e Krishtit.

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.