Job 13:15 Cross References - Albanian

15 Ja, ai do të më vrasë, nuk kam më shpresë; sidoqoftë, do ta mbroj para tij qëndrimin tim.

Job 7:6

6 Ditët e mia janë më të shpejta se masuri i një endësi dhe po harxhohen pa shpresë.

Job 10:7

7 megjithëse e di që nuk jam fajtor dhe që nuk ka njeri që mund të më çlirojë nga dora jote?

Job 13:18

18 Ja, unë e kam përgatitur kauzën time; e di që do të njihem si i drejtë.

Job 16:17

17 megjithëse nuk ka asnjë dhunë në duart e mia, dhe lutja ime është e pastër.

Job 16:21

21 Le të përkrahë ai arsyetimet e njeriut pranë Perëndisë, ashtu si bën njeriu me fqinjin e tij.

Job 19:25-28

25 Por unë e di që Shpëtimtari im jeton dhe që në fund do të ngrihet mbi tokë. 26 Mbas shkatërrimit të lëkurës sime, në mishin tim do të shoh Perëndinë. 27 Do ta shoh unë vetë; sytë e mi do ta sodisin, dhe jo një tjetër. Po më shkrihet zemra. 28 Në rast se thoni: "Pse e persekutojmë?"; kur rrënja e këtyre të këqijave ndodhet tek unë,

Job 23:4-7

4 Do ta parashtroja çështjen time para tij, do ta mbushja gojën time me argumente. 5 Do të dija fjalët me të cilat do të më përgjigjej, dhe do të kuptoja atë që kishte për të më thënë. 6 A do të më kundërshtonte me forcë të madhe? Jo, përkundrazi do të më kushtonte vëmendje. 7 Atje njeriu i drejtë do të mund të diskutonte me të, kështu gjyqtari im do të më shpallte të pafajshëm përjetë.

Job 23:10

10 Por ai e njeh rrugën që unë kam marrë; sikur të më provonte, do të dilja si ari.

Job 27:5

5 Nuk do të pranoj që ju keni të drejtë; deri në regëtimat e fundit nuk do të heq dorë nga ndershmëria ime.

Job 31:31-37

31 (përveç kësaj asnjë i huaj nuk e kalonte natën jashtë, sepse i hapja portat e mia udhëtarit); 32 në rast se i kam mbuluar mëkatet e mia si Adami, duke e fshehur fajin tim në gji, 33 sepse kisha frikë nga turma e madhe dhe përbuzja e familjeve më tmerronte, kështu që rrija i heshtur pa dalë nga shtëpia. 34 Ah, sikur të kisha një që të më dëgjonte! Ja firma ime! I Plotfuqishmi të më përgjigjet! Kundërshtari im të shkruajë një dokument, 35 dhe unë do ta mbaja me siguri mbi shpatullat e mia, dhe do ta mbaja si një diademë 36 do t'i jepja llogari për të gjitha hapat e mia, duke iu paraqitur si një princ. 37 Në qoftë se toka ime bërtet kundër meje dhe brazdat e saj qajnë bashkë me të,

Job 40:2

2 "Ai që kundërshton të Plotfuqishmin, a dëshiron vallë ta korrigjojë? Ai që qorton Perëndinë, t'i përgjigjet kësaj pyetjeje".

Job 40:4-5

4 "Ja, jam shpirtvogël, çfarë mund të të përgjigjem? E vë dorën mbi gojën time. 5 Kam folur një herë, por nuk do të flas më; po, dy herë, por nuk do të shtoj asgjë".

Job 40:8

8 A dëshiron pikërisht të anulosh gjykimin tim, të më dënosh mua për të justifikuar vetveten?

Psalms 23:4

4 Edhe sikur të ecja në luginën e hijes së vdekjes, nuk do të kisha frikë nga asnjë e keqe, sepse ti je me mua; shkopi yt dhe thupra jote janë ato që më japin zemër.

Proverbs 14:32

32 I pabesi përmbyset nga vetë ligësia e tij, por i drejti ka shpresë në vetë vdekjen e tij.

Romans 8:38-39

38 Sepse unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjërat e tashme as gjërat e ardhshme, 39 as lartësitë, as thellësitë, as ndonjë tjetër krijesë, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezu Krishtin, Zotin tonë.

1 John 3:20

20 dhe ç'të kërkojmë, e marrim nga ai, sepse zbatojmë urdhërimet e tij dhe bëjmë gjërat që janë të pëlqyera prej tij.

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.