Genesis 39:8 Cross References - Albanian

8 Por ai e refuzoi dhe i tha gruas së zotërisë së tij: "Ja, zotëria ime nuk shqetësohet për ato që ka lënë në shtëpi me mua dhe ka lënë në duart e mia gjithçka zotëron.

Proverbs 1:10

10 Biri im, në qoftë se mëkatarët duan të të mashtrojnë, mos prano,

Proverbs 2:10

10 Kur dituria të të hyjë në zemër, edhe njohja do të jetë e këndshme për shpirtin tënd,

Proverbs 2:16-19

16 për të të shpëtuar nga gruaja që ka shkelur kurorën, nga gruaja e huaj që përdor fjalë mikluese, 17 që ka braktisur shokun e rinisë së saj dhe ka harruar marrëveshjen e lidhur me Perëndinë. 18 Sepse shtëpia e saj zbret drejt vdekjes dhe shtigjet e saj drejt të vdekurve. 19 Asnjë prej atyre që shkojnë tek ajo nuk kthehet, asnjë nuk i arrin shtigjet e jetës.

Proverbs 5:3-8

3 Sepse buzët e gruas që shkel kurorën nxjerrin mjaltë dhe goja e saj është më e butë se vaji; 4 por në fund ajo është e hidhur si pelini, e mprehtë si një shpatë me dy presa. 5 Këmbët e saj zbresin drejt vdekjes, hapat e saj çojnë drejtpërdrejt në Sheol. 6 Ajo nuk ecën në shtegun e jetës, por ti nuk i jep rëndësi kësaj gjëje; rrugët e saj janë të gabuara, por ti nuk e kupton. 7 Prandaj tani, bij të mi, më dëgjoni dhe mos u largoni nga fjalët e gojës sime. 8 Mbaje larg prej saj rrugën tënde dhe mos iu afro portës së shtëpisë së saj,

Proverbs 6:20-25

20 Biri im, ruaje urdhërimin e atit tënd dhe mos harro mësimet e nënës sate. 21 Mbaji vazhdimisht të lidhura në zemrën tënde dhe fiksoji rreth qafës sate. 22 Kur do të ecësh, do të të udhëheqin; kur të pushosh, do të të ruajnë; kur të zgjohesh, do të flasin me ty. 23 Sepse urdhërimi është një llambë, mësimi një dritë, dhe ndreqjet e mësimit janë rruga e jetës, 24 për të të mbrojtur nga gruaja e keqe, nga lajkat e gjuhës të gruas së huaj. 25 Mos dëshiro në zemrën tënde bukurinë e saj dhe mos u rrëmbe nga qepallat e saj.

Proverbs 6:29

29 Në këtë gjendje është ai që shkon tek gruaja e një tjetri; kush e prek nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.

Proverbs 6:32-33

32 Por ai që kryen një shkelje kurore me një grua është një njeri pa mend; ai që bën një gjë të tillë shkatërron jetën e tij. 33 Do të gjejë plagë dhe përçmim, dhe turpi i tij nuk do t'i hiqet kurrë.

Proverbs 7:5

5 me qëllim që të të ruajnë nga gruaja e tjetrit nga gruaja e huaj që përdor fjalë lajkatare.

Proverbs 7:25-27

25 Zemra jote të mos shkojë pas rrugëve të saj, mos devijo nëpër shtigjet e saj, 26 sepse ka rrëzuar shumë të plagosur për vdekje, dhe tërë ata që ajo ka vrarë ishin burra të fortë. 27 Shtëpia e saj është rruga e Sheolit që zbret në thellësitë e vdekjes.

Proverbs 9:13-18

13 Gruaja budallaqe është zhurmëmadhe, aspak e zgjuar dhe nuk di asgjë. 14 Rri ulur te porta e shtëpisë së saj, mbi një fron në vendet e larta të qytetit, 15 për të ftuar ata që kalojnë nëpër rrugë, që shkojnë drejt në rrugën e tyre: 16 "Ai që është budalla të vijë këtu!". Dhe atij që i mungon arsyeja i thotë: 17 "Ujërat e vjedhura janë të ëmbla; buka që hahet fshehurazi është e shijshme". 18 Por ai nuk e di që atje janë të vdekurit, që të ftuarit e saj janë në thellësinë e Sheolit.

Proverbs 18:24

24 Njeriu që ka shumë miq duhet gjithashtu të tregohet mik, por është një mik që është më i lidhur se një vëlla.

Proverbs 22:14

14 Goja e gruas që shkel kurorën është një gropë e thellë; ai që ka zemëruar Zotin do të bjerë në të.

Proverbs 23:26-28

26 Biri im, më jep zemrën tënde, dhe sytë e tu gjetshin gëzim në rrugët e mia. 27 Sepse prostituta është një gropë e thellë dhe gruaja e tjetërkujt një pus i ngushtë. 28 Edhe ajo rri në pritë si një vjedhës dhe rrit midis njerëzve numrin e atyre që janë jo besnikë.

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.