Ezekiel 33:8 Cross References - Albanian

8 Kur i them të pabesit: "I pabesë, ti do të vdesësh me siguri", dhe ti nuk flet për të paralajmëruar të pabesin që të largohet nga rruga e tij, ai i pabesë do të vdesë për shkak të paudhësisë së tij, por për gjakun e tij do t'i kërkojë llogari dorës sate.

Genesis 2:17

17 por mos ha nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes, sepse ditën që do të hash prej saj ke për të vdekur me siguri".

Genesis 3:4

4 Atëherë gjarpri i tha gruas: "Ju s'keni për të vdekur aspak;

Numbers 27:3

3 "Ati ynë vdiq në shkretëtirë, por nuk bënte pjesë në grupin e atyre që u mblodhën kundër Zotit, në grupin e Koreut, por vdiq për shkak të mëkatit të tij pa patur bij.

Proverbs 11:21

21 Edhe kur i shtrëngon dorën një tjetri për një besëlidhje, njeriu i keq nuk do të mbetet i pandëshkuar, por pasardhësit e të drejtëve do të shpëtojnë.

Ecclesiastes 8:13

13 Por nuk ka të mirë për të pabesin, dhe nuk ka për t'i zgjatur ditët e tij si hija sepse nuk ka frikë përpara Perëndisë.

Isaiah 3:11

11 Mjerë i pabesi! Do t'i bjerë mbi kokë fatkeqësia, sepse do t'i jepet ajo që duart e tij kanë përgatitur.

Jeremiah 8:11-13

11 Ata mjekojnë shkel e shko plagën e bijës së popullit tim, duke thënë: "Paqe, paqe", kur nuk ekziston paqja. 12 A u vinte turp vallë kur kryenin veprime të neveritshme? Jo! nuk kishin turp aspak dhe nuk dinin ç'është të skuqesh. Prandaj do të rrëzohen midis atyre që rrëzohen; kur do t'i vizitoj do të përmbysen", thotë Zoti. 13 Do t'i shfaros me siguri", thotë Zoti. "Nuk do të ketë më rrush te hardhia as fiq te fiku dhe gjethet do të fishken. Edhe gjërat që u kam dhënë do t'u hiqen".

Jeremiah 14:13-16

13 Atëherë thashë: "Ah, Zot, Zot! Ja, profetët u thonë atyre: "Ju nuk do të shikoni shpatën dhe nuk do të vuani nga uria, por do t'ju jap një paqe të sigurt në këtë vend"". 14 Zoti më tha: "Profetët profetizojnë gënjeshtra në emrin tim; unë nuk i kam dërguar, nuk u kam dhënë asnjë urdhër dhe nuk kam folur me ta. Ata ju profetizojnë një pamje të rreme, një parashikim të kotë dhe mashtrimin e zemrës së tyre. 15 Prandaj kështu thotë Zoti për profetët që profetizojnë në emrin tim pa qenë të dërguar nga unë, dhe shpallin: "Nuk do të ketë as shpatë, as uri në këtë vend", këta profetë do të zhduken nga shpata dhe nga uria. 16 Sa për popullin të cilit i kanë profetizuar, do të hidhet në rrugët e Jeruzalemit për shkak të urisë dhe të shpatës, dhe nuk do të ketë asnjeri që t'i varrosë ata, gratë e tyre, bijtë dhe bijat e tyre. Kështu do të hedh mbi ta ligësinë e tyre".

Ezekiel 13:9-10

9 "Dora ime do të jetë kundër profetëve që kanë vegime të rreme dhe shqiptojnë shortari të gënjeshtra. Ata nuk do të marrin pjesë në këshillën e popullit tim, nuk do të jenë të shkruar në rregjistrin e shtëpisë së Izraelit dhe nuk do të hyjnë në vendin e Izraelit; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti, Zoti. 10 Sepse, po, sepse kanë bërë popullin tim të devijojë, duke i thënë: 'Paqe', kur nuk ka paqe, dhe kur një njeri ndërton një mur, ata e suvatojnë me një llaç që nuk mban,

Ezekiel 18:4

4 Ja, të gjithë shpirtërat janë të mitë; si shpirti i atit ashtu dhe shpirti i birit janë të mitë. Shpirti që mëkaton ka për të vdekur.

Ezekiel 18:10-13

10 Por në qoftë se i ka lindur një bir që përdor dhunë, që derdh gjak dhe i bën të vëllait ndonjë nga këto gjëra, 11 (ndërsa i ati nuk ka kryer asnjë nga këto gjëra), dhe ha në male dhe prek bashkëshorten e fqinjit të tij, 12 shtyp të varfërin dhe nevojtarin, kryen grabitje, nuk e kthen pengun, ngre sytë ndaj idhujve, kryen veprime të neveritshme, 13 jep me kamatë dhe me fajde, a do të jetojë vallë ai? Ai nuk do të jetojë. Duke qenë se ka kryer tërë këto veprime të neveritshme ai ka për të vdekur me siguri; gjaku i tij do të bjerë mbi të.

Ezekiel 18:18

18 I ati, përkundrazi, duke qenë se ka shtypur dhe ka kryer grabitje në dëm të vëllait të tij dhe ka bërë atë që nuk është e mirë në mes të popullit të tij, ja, ai do të vdesë për shkak të paudhësisë së tij.

Ezekiel 18:20

20 Shpirti që mëkaton do të vdesë, i biri nuk do të mbartë paudhësinë e atit dhe ati nuk do të mbartë paudhësinë e birit; drejtësia e të drejtit do të jetë mbi të, pabesia e të pabesit do të bien mbi të.

Ezekiel 33:6

6 Por në rast se sogjetari sheh shpatën që po vjen dhe nuk i bie borisë për të paralajmëruar popullin, dhe shpata vjen dhe merr me vete ndonjë prej tyre, ky do të çohet tutje për shkak të paudhësisë së tij, por për gjakun e tij do t'i kërkoj llogari sogjetarit.

Ezekiel 33:14

14 Përkundrazi, kur i them të pabesit: "Ti me siguri do të vdesësh", në rast se ai largohet nga mëkati i tij dhe kryen atë që është e ndershme dhe e drejtë,

Acts 20:26-27

26 Prandaj sot po ju deklaroj se unë jam i pastër nga gjaku i të gjithëve; 27 sepse nuk u tërhoqa prapa për të mos ju treguar gjithë këshillën e Perëndisë.

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.