Exodus 16:13 Cross References - Albanian

13 Dhe kështu, aty nga mbrëmja ndodhi që shkurtat u ngritën dhe mbuluan kampin; dhe në mëngjes kishte një shtresë vese rreth kampit.

Numbers 11:9

9 Kur binte vesa mbi kamp natën, binte mbi të edhe mana.

Numbers 11:31-33

31 Atëherë u ngrit një erë me urdhër të Zotit dhe solli shkurta nga ana e detit, dhe i la të binin pranë kampit, një ditë ecjeje nga një anë dhe një ditë ecjeje nga ana tjetër rreth e qark kampit, me 32 Populli mbeti në këmbë gjithë atë ditë, tërë natën dhe tërë ditën vijuese, dhe mblodhi shkurtat. (Ai që mblodhi më pak pati dhjetë homer); dhe i shtrinë rreth e qark kampit. 33 Kishin akoma mishin ndër dhëmbë dhe nuk e kishin përtypur akoma, kur zemërimi i Zotit kundër popullit u ndez dhe ai e goditi popullin me një plagë shumë të rëndë.

Psalms 78:27-28

27 bëri të binin mbi ta mish si pluhuri dhe zogj si rëra e detit. 28 Bëri që këto të binin në mes të kampit të tyre, rreth çadrave të tyre.

Psalms 105:40

40 Me kërkesën e tyre ai solli shkurtat dhe i ngopi me bukën e qiellit.

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.