Esther 3:13 Cross References - Albanian

13 Këto dokumente u dërguan me anë korierësh në të gjitha krahinat e mbretit, me qëllim që të shkatërroheshin, të vriteshin dhe të shfaroseshin tërë Judejtë, të rinj dhe pleq, fëmijë dhe gra, në një ditë të vetme, më trembëdhjetë të muajit të dymbëdhjetë, që është muaji i Adarit, dhe të plaçkiteshin pasuritë e tyre.

1 Samuel 15:3

3 Tani shko, godit Amalekun dhe cakto shfarosjen e të gjitha gjërave që ai ka pa pasur fare mëshirë për të, por vrit burra dhe gra, fëmijë dhe foshnja gjiri, lopë e dhen, deve dhe gomarë".

1 Samuel 22:19

19 Sauli goditi gjithashtu me shpatë Nobin, qytetin e priftërinjve, burrat, gratë, të vegjëlit, foshnjat e gjirit, lopët, gomarët dhe delet; i vrau të gjithë me shpatë.

2 Chronicles 30:6

6 Korrierët, pra, shkuan në gjithë Izraelin dhe në Judën me letrat e mbretit dhe të parisë së tij, duke shpallur sipas urdhrit të mbretit: "Bij të Izraelit, kthehuni tek Zoti, Perëndia i Abrahamit, i Isakut dhe i Izraelit, me qëllim që ai të rikthehet pranë asaj që iu ka mbetur dhe që ka shpëtuar nga duart e mbretërve të Asirisë.

Esther 7:4

4 Sepse unë dhe populli im kemi qenë të shitur për t'u prishur, për t'u vrarë dhe për t'u shfarosur. Po të ishim shitur për t'u bërë skllevër dhe skllave do të kisha heshtur; por armiku nuk mund ta kompensojë kurrë dëmin që do t'i shkaktohej mbretit".

Esther 8:10-14

10 Kështu ai shkroi në emër të mbretit Asuero, duke vënë vulën me unazën mbretërore, dhe i dërgoi dokumentet me anë të korierëve që ngisnin kuaj të shpejtë, të lindur nga kuaj të racës. 11 Me anë të këtyre dokumenteve u jepej Judejve, në çfarëdo qyteti që të ndodheshin, e drejta të bashkoheshin dhe të mbronin jetën e tyre, duke shkatërruar, duke vrarë dhe duke shfarosur tërë njerëzit e armatosur të çfarëdo populli o krahine që t'i sulmonin, duke përfshirë fëmijët dhe gratë, dhe të plaçkisnin pasuritë e tyre, 12 në një ditë të vetme, në të gjitha krahinat e mbretit Asuero: ditën e trembëdhjetë të muajit të dymbëdhjetë, që është muaji i Adarit. 13 Një kopje e dekretit, i shpallur si ligj në çdo krahinë, duhet të nxirrej për të gjithë popujt, me qëllim që Judejtë të ishin gati për atë ditë të hakmerreshin kundër armiqve të tyre. 14 Kështu korierët të hipur mbi kuaj të shpejtë u nisën të nxitur dhe të shtypur nga urdhri i mbretit; dhe dekreti u nxuar në qytetin e Suzës.

Esther 9:10

10 dhjetë bijtë e Hamanit, birit të Hamedathas, armiku i Judejve, por nuk u dhanë pas plaçkitjes.

Job 9:25

25 Tani ditët e mia kalojnë më shpejt se një vrapues, ikin pa parë asnjë të mirë.

Isaiah 10:6

6 Unë do ta dërgoj kundër një kombi të pabesë dhe kundër popullit të zemërimit tim. Do ta urdhëroj që ta plaçkitë, ta zhveshë dhe ta shkelë si baltën e rrugëve.

Jeremiah 51:31

31 Korrieri vrapon përballë korrierit dhe lajmëtari përballë lajmëtarit për t'i njoftuar mbretit të Babilonisë që qyteti i tij është marrë nga çdo anë;

Romans 3:15

15 këmbët e tyre janë të shpejta për të derdhur gjak;

James 2:13

13 Dhe në qoftë se një vëlla ose një motër janë të zhveshur dhe u mungon ushqimi i përditshëm,

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.