Ephesians 5:19 Cross References - Albanian

19 duke e falënderuar vazhdimisht për çdo gjë Perëndinë dhe Atin, në emër të Zotit tonë Jezu Krisht;

Psalms 47:7-8

7 Sepse Perëndia është mbreti i gjithë dheut, këndojini lavde me zotësi. 8 Perëndia mbretëron mbi kombet; Perëndia ulet mbi fronin e tij të shenjtë.

Psalms 62:8

8 Ki besim tek ai vazhdimisht, o popull, hap zemrën tënde para tij; Perëndia është streha jonë. (Sela)

Psalms 86:12

12 Unë do të të lëvdoj, o Zot, Perëndia im, me gjithë zemër, dhe do ta përlëvdoj emrin tënd përjetë.

Psalms 95:2

2 Le të shkojmë në prani të tij me lavde, ta kremtojmë me këngë.

Psalms 105:2-3

2 Këndojini atij, këndojini lavde atij, mendoni thellë tërë mrekullitë e tij. 3 Mburruni me emrin e tij të shenjtë; le të kënaqet zemra e tërë atyre që kërkojnë Zotin.

Psalms 147:7

7 Këndojini Zotit me falenderim, këndojini me qeste lavde Perëndisë tonë,

Isaiah 65:14

14 ja, shërbëtorët e mi do të këndojnë për gëzimin e zemrës së tyre, por ju do të bërtisni për ankthin e zemrës dhe do të ulërini për vuajtjen e frymës.

Matthew 15:8

8 "Ky popull po më afrohet me gojë dhe më nderon me buzët; por zemra e tyre rri larg meje.

Matthew 26:30

30 Dhe, mbasi kënduan himnin, dolën jashtë te mali i Ullinjve.

John 4:23-24

23 Por vjen ora, madje ajo ka ardhur, që adhuruesit e vërtetë ta adhurojnë Atin në frymë dhe në të vërtetën, sepse të tillë janë adhuruesit që kërkon Ati. 24 Perëndia është Frymë, dhe ata që e adhurojnë duhet t'a adhurojnë në frymë dhe në të vërtetën''.

Acts 16:25

25 Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.

1 Corinthians 14:26

26 Ç'duhet bërë, pra, o vëllezër? Kur të mblidheni, secili nga ju ka një psalm, një mësim, fjalim në gjuhë tjetër, zbulesë, interpretim, çdo gjë le të bëhet për ndërtim.

Colossians 3:16

16 Dhe çdo gjë që të bëni, me fjalë a me vepër, t'i bëni në emër të Zotit Jezus, duke e falënderuar Perëndinë Atë nëpërmjet tij.

James 5:13

13 dhe lutja e besimit do ta shpëtojë të sëmurin dhe Zoti do ta mëkëmbë; dhe nëse ka bërë mëkate, ato do t'i falen.

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.