Acts 28:6 Cross References - Albanian

6 Dhe ata po prisnin që ai të fryhej ose të binte i vdekur në çast; por, mbasi pritën gjatë dhe panë se nuk po i ndodhte asgjë e pazakontë, ndryshuan mendim dhe thanë se ishte një perëndi.

Matthew 21:9

9 Turmat që vinin përpara dhe ato që e ndiqnin brohoritnin, duke thënë: ''Hosana Birit të Davidit! Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit! Hosana në vendet shumë të larta!''.

Matthew 27:22

22 Pilati u tha atyre: ''Ç'të bëj, pra, me Jezusin, që quhet Krisht?''. Të gjithë i thanë: ''Të kryqëzohet!''.

Acts 12:22

22 Populli e brohoriste, duke thënë: ''Zë e Perëndisë dhe jo e njeriut!''.

Acts 14:11-13

11 Turma, kur pa ç'kishte bërë Pali, e ngriti zërin duke thënë në gjuhën likaonike: ''Perënditë zbritën ndër ne, në trajtë njeriu''. 12 Dhe e quanin Barnabën Jupiter, Palin Mërkur, sepse ai fliste më shumë. 13 Atëherë prifti i Jupiterit, që e kishte tempullin në hyrje të qytetit të tyre, solli dema me kurora pranë portave dhe donte të ofronte një flijim bashkë me turmën.

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.