Acts 1:26 Cross References - Albanian

26 Atëherë hodhën short, dhe shorti ra mbi Matian; dhe ai iu shtua të njëmbëdhjetë apostujve.

Leviticus 16:8

8 Aaroni do t'i hedhë në short dy cjeptë: njëri prej tyre do të caktohet për Zotin dhe tjetri do të shërbejë si cjap për shlyerjen e fajit.

Joshua 18:10

10 Atëherë Jozueu hodhi shortin për ta në Shiloh para Zotit dhe e ndau vendin midis bijve të Izraelit, simbas ndarjeve të tyre.

1 Samuel 14:41-42

41 Prandaj Sauli i tha Zotit: "O Perëndi i Izraelit, na jep përgjigjen e drejtë". Kështu u caktuan Jonathani dhe Sauli dhe populli jo. 42 Pastaj Sauli tha: "Hidhni short midis meje dhe Jonathanit, birit tim". Kështu u caktua Jonathani.

1 Chronicles 24:5

5 Ata u ndanë me short, si njera palë ashtu dhe pala tjetër, sepse kishte princa të shenjtërores dhe princa të Perëndisë qoftë midis bijve të Eleazarit, qoftë midis bijve të Ithamarit.

Proverbs 16:22

22 Mendja është një burim jete për atë që e zotëron, por budallallëku është dënimi i budallenjve.

Jonah 1:7

7 Pastaj i thanë njeri tjetrit: "Ejani, të hedhim short për të ditur për shkak të kujt na ra në kokë kjo fatkeqësi". Kështu hodhën shortin dhe shorti ra mbi Jonan.

Acts 2:14

14 Por Pjetri u çua në këmbë bashkë me të njëmbëdhjetët dhe u foli atyre me zë të lartë: ''Judenj dhe ju të gjithë që banoni në Jeruzalem, merrni njoftim për këtë dhe dëgjoni me vëmendje fjalët e mia.

Acts 13:19

19 Pastaj shkatërroi shtatë kombe në vendin e Kanaanit dhe ua shpërndau atyre në trashëgimi vendin e tyre.

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.