2 Kings 17:37 Cross References - Albanian

37 Kini kujdes të zbatoni gjithnjë statutet, dekretet, ligjin dhe urdhërimet që ai shkroi për ju; por mos kini frikë nga perënditë e tjera.

Leviticus 19:37

37 Do të respektoni, pra, të gjitha statutet dhe dekretet e mia dhe do t'i vini në zbatim. Unë jam Zoti.

Deuteronomy 4:44-45

44 Ky është ligji që Moisiu u paraqiti bijve të Izraelit. 45 Këto janë regullat, statutet dhe dekretet që Moisiu u dha bijve të Izraelit kur dolën nga Egjipti,

Deuteronomy 5:31-6:2

31 Por ti qëndro këtu me mua dhe unë do të të tregoj tërë urdhërimet, tërë statutet dhe dekretet që do t'u mësosh atyre, me qëllim që t'i zbatojnë në vendin që unë po u jap si trashëgimi".

Deuteronomy 12:32

32 Do të kujdeseni të zbatoni në praktikë tërë gjërat që ju urdhëroj; nuk do t'u shtoni as do t'u hiqni asgjë".

Deuteronomy 31:9

9 Kështu Moisiu e shkrojti këtë ligj dhe ia dorëzoi priftërinjve, bijve të Levit, që mbajnë arkën e besëlidhjes të Zotit dhe të gjithë pleqve të Izraelit.

Deuteronomy 31:11

11 kur tërë Izraeli do të vijë të paraqitet përpara Zotit, Perëndisë tënd, në vendin që ai ka zgjedhur, do të lexosh këtë ligj para tërë Izraelit, në veshët e tërë izraelitëve.

1 Chronicles 29:19

19 dhe jepi Salomonit, birit tim, një zemër të ndershme, që ai të respektojë urdhërimet, porositë dhe statutet e tua, që të bëjë tërë këto gjëra dhe të ndërtojë tempullin për të cilin kam bërë përgatitjet".

Nehemiah 9:13-14

13 Zbrite gjithashtu mbi malin Sinai, u fole nga qielli dhe u dhe dekrete të drejta dhe ligje të së vërtetës, statute dhe urdhërime të mira. 14 U bëre të njohur të shtunën tënde të shenjtë dhe u dhe urdhërime, statute dhe një ligj me anë të Moisiut, shërbëtorit tënd.

Psalms 19:8-11

8 Porositë e Zotit janë të drejta dhe e gëzojnë zemrën; urdhërimet e Zotit janë te pastra dhe ndriçojnë sytë. 9 Frika e Zotit është e pastër, mbetet përjetë; gjykimet e Zotit janë të vërteta, të gjitha janë të drejta; 10 janë më të dëshirueshme se ari, po, më tepër se shumë ari i kulluar; janë më të ëmbla se mjalti, nga ai që del nga hojet. 11 Edhe shërbëtori yt mëson prej tyre; ke një shpërblim të madh duke i parë.

Psalms 105:44-45

44 dhe u dha atyre vendet e kombeve, dhe ata trashëguan frytin e mundit të popujve, 45 me qëllim që të respektonin statutet e tij dhe t'u bindeshin ligjeve të tij. Aleluja.

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.