1 Chronicles 9:10 Cross References - Albanian

10 Nga priftërinjtë: Jedajahu, Jehojaribi dhe Jakini,

Nehemiah 11:10-24

10 Nga priftërinjtë: Jedajahu, bir i Jojaribit dhe Jakini, 11 Serajahu, bir i Hilkiahut, bir i Meshullamit, bir i Tsadokut, bir i Merajothit, bir i Ahitubit, ishte i pari i shtëpisë së Perëndisë, 12 vëllezërit e tyre të caktuar me punë në tempull ishin tetëqind e njëzet e dy veta; dhe Adajahu, biri Jerohamit, bir i Pelaliahut, bir i Amtsit, bir i Zakarias, bir i Pashhurit, bir i Malkijahut 13 dhe vëllezërit e tij, të parët e shtëpive atërore, ishin gjithsej dyqind e dyzet e dy veta; dhe Amashaai, bir i Azareelit, bir i Ahzait, bir i Meshilemothit, bir i Imerit, 14 dhe vëllezërit e tyre, burra trima, ishin njëqind e njëzet e tetë veta. Zabdieli, bir i Gedolimit, ishte i pari i tyre. 15 Nga Levitët: Shemajahu, bir i Hashshubit, bir i Hazrikamit, bir i Hashabiahut, bir i Bunit, 16 Shabethai dhe Jozabadi, të caktuar në shërbimin e jashtëm të shtëpisë së Perëndisë, midis krerëve të Levitëve; 17 dhe Mataniahu, bir i Mikas, bir i Zabdiut, bir i Asafit, që fillonte lëvdimet gjatë lutjes, i pari dhe Bakbukiahu, i dyti ndër vëllezërit e tij, dhe Abda, bir i Shamuas, bir i Galalit, bir i Jeduthunit. 18 Shuma e Levitëve në qytetin e shenjtë: dyqind e tetëdhjetë e katër veta. 19 Derëtarët: Akubi, Talmoni dhe vëllezërit e tyre, rojtarë të portave: njëqind e shtatëdhjetë e dy veta. 20 Pjesa tjetër e Izraelit, e priftërinjve dhe e Levitëve u vendosën në të gjitha qytetet e Judës, secili në pronën e vet. 21 Nethinejtë u vendosën mbi Ofelin; Tsiha dhe Gishpa ishin në krye të Nethinejve. 22 Kryetari i Levitëve në Jeruzalem ishte Uzi, bir i Banit, bir i Hashabiahut, bir i Mataniahut, bir i Mikas, nga bijtë e Asafit, që ishin këngëtarët e caktuar për shërbimin e shtëpisë së Perëndisë. 23 Përsa u përket atyre, në fakt mbreti kishte dhënë urdhër që çdo ditë t'i jepej këngëtarëve një furnizim i caktuar 24 Pethahiahu, bir i Meshezabeelit, nga bijtë e Zerahut, birit të Judës, ishte i deleguari i mbretit për të gjitha punët e popullit.

Nehemiah 12:19

19 nga ajo e Jojaribit, Matenai; nga ajo e Jedajahut, Uzi;

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.