Romans 3:6-8

Albanian(i) 6 Kurrë mos qoftë! Sepse atëherë, si do ta gjykonte Zoti botën? 7 Prandaj në qoftë se me anë të gënjeshtrës sime e vërteta e Perëndisë e lartëson lavdinë e tij, përse unë gjykohem akoma si mëkatar? 8 E përse të mos themi si disa që, duke shpifur, pohojnë se ne themi: ''Të bëjmë të keqen që të vijë e mira''? Dënimi i këtyre është i drejtë.