Romans 12:17-21

Albanian(i) 17 Mos ia ktheni kurrkujt të keqen me të keqe, kërkoni të bëni të mirën përpara gjithë njerëzve. 18 Po të jetë e mundur dhe aq sa varet prej jush, jetoni në paqe me gjithë njerëzit. 19 Mos u hakmerrni për veten tuaj, o të dashur, por i jepni vend zemërimit të Perëndisë, sepse është shkruar: ''Mua më përket hakmarrja, unë kam për të shpaguar, thotë Zoti''. 20 ''Në qoftë se armiku yt, pra, ka uri, jepi të hajë; në pastë etje, jepi të pijë; sepse, duke bërë këtë, do të grumbullosh mbi krye të tij thëngjij të ndezur''. 21 Mos u mund nga e keqja, por munde të keqen me të mirën.