Psalms 98:5-9

Albanian(i) 5 Këndojini lavde Zotit me qeste, me qesten dhe me zërin e këngës. 6 Dërgoni britma gëzimi me boritë dhe me zërin e bririt përpara Zotit, Mbretit. 7 Le të zhurmojë deti dhe gjithçka ndodhet në të, bota dhe banorët e saj. 8 Lumenjtë le të rrahin duart dhe malet le të ngazëllohen tok nga gëzimi përpara Zotit, 9 sepse ai vjen të gjykojë tokën; ai do të gjykojë botën me drejtësi dhe popujt me paanësi.