Psalms 95:7-9

Albanian(i) 7 Sepse ai është Perëndia ynë dhe ne jemi populli i kullotës së tij dhe kopeja për të cilën ai kujdeset. Sot, po të jetë se dëgjoni zërin e tij, 8 "mos e fortësoni zemrën tuaj si në Meriba, si ditën e Masas në shkretëtirë, 9 ku etërit tuaj më tunduan dhe më vunë në provë, edhe pse i kishin parë veprat e mia.