Psalms 80:8-13

Albanian(i) 8 Ti çove jashtë Egjiptit një hardhi; i dëbove kombet dhe e mbolle. 9 Ti e pastrove dheun para saj dhe ajo lëshoi rrënjë dhe e mbushi dheun. 10 Malet u mbuluan nga hija e saj dhe kedrat e Perëndisë me degët e saj. 11 I zgjati degët e saj deri në det dhe llastarët deri te lumi. 12 Pse i prishe gjerdhet e saj dhe kështu tërë kalimtarët kanë mundësi të korrin frytet e saj? 13 Derri i egër i pyllit e shkreton dhe egërsirat e fushës kullotin aty.