Psalms 7:8-10

Albanian(i) 8 Zoti do të gjykojë popujt; gjykomë, o Zot, sipas drejtësisë sime dhe ndershmërisë sime. 9 Jepi fund ligësisë së njerëzve të këqij, por vendos njeriun e drejtë, sepse ti je Perëndia i drejtë, që provon zemrat dhe mendjet. 10 Mburoja ime është te Perëndia, që shpëton ata që janë të drejtë nga zemra.