Psalms 73:3-9

Albanian(i) 3 Sepse i kisha zili mburravecët, duke parë mirëqënien e njerëzve të këqij. 4 Sepse nuk ka dhembje në vdekjen e tyre, dhe trupi i tyre është i majmë. 5 Ata nuk po heqin si vdekatarët e tjerë, as pësojnë goditje si njerëzit e tjerë. 6 Prandaj kryelartësia i rrethon si një gjerdan dhe dhuna i mbështjell si një rrobe. 7 Sytë u dalin jashtë nga dhjami dhe përfytyrimet e çoroditura të zemrës së tyre vërshojnë. 8 Ata tallen dhe kurdisin me pabesi shtypjen, flasin me arrogancë. 9 E drejtojnë gojën e tyre kundër qiellit dhe gjuha e tyre përshkon tokën.