Psalms 71:1-7

Albanian(i) 1 Unë po gjej strehë te ti, o Zot, bëj që të mos hutohem kurrë. 2 Në emër të drejtësisë sate, më çliro dhe më shpëto; zgjate veshin tënd ndaj meje dhe më shpëto. 3 Ti je për mua një kështjellë shpëtimi, ku unë mund të shkoj gjithnjë; ti ke urdhëruar shpëtimin tim, sepse je shkëmbi dhe kështjella ime. 4 Perëndia im, më çliro nga dora e të pabesit, nga dora e të çoroditurit dhe të atij që përdor dhunën. 5 Sepse ti je shpresa ime, o Zot, o Zot, besimi im që kurse isha fëmijë. 6 Ti ke qenë përkrahja ime qysh në bark të nënes sime; ti më nxore nga barku i nënës sime; ty do të drejtohet gjithnjë lëvdimi im. 7 Jam bërë për shumë njerëz si një mrekulli, por ti je streha e fortë.