Psalms 50:8-18

Albanian(i) 8 Nuk do të të qortoj për flijimet e tua as për olokaustet e tua që më rrijnë gjithnjë përpara. 9 Nuk do të marr asnjë dem nga shtëpia jote dhe asnjë cjap nga vathët e tua. 10 Të mia janë në fakt tërë kafshët e pyllit; imja është bagëtia që ndodhet me mijëra ndër male. 11 I njohim tërë zogjtë e maleve; dhe të gjitha ato që lëvizin në fushat janë të miat. 12 Po të kisha uri, nuk do ta thoja; sepse bota dhe sa ajo përmban janë të miat. 13 A ha unë vallë mish demi ose a pi gjak cjapi? 14 Dhuroji Perëndisë flijime lëvdimi dhe plotëso zotimet e tua që i ke bërë Shumë të Lartit. 15 Kërkomë ditën e fatkeqësisë, unë do të të çliroj dhe ti do të më lëvdosh". 16 Por të pabesit Perëndia i thotë: "Çfarë të drejte ke ti të përmëndësh statutet e mia dhe të kesh mbi buzët e tua besëlidhjen time, 17 ti që e urren korrigjimin dhe i hedh pas kurrizit fjalët e mia? 18 Në rast se sheh një vjedhës, bashkohesh me të me gjithë qejf, dhe bëhesh shok i atyre që shkelin kurorën.