Psalms 37:16-19

Albanian(i) 16 Vlen më tepër e pakta e të drejtit se sa bollëku i shumë të pabesëve. 17 Sepse krahët e të pabesëve do të thyhen, por Zoti i përkrah të drejtët. 18 Zoti i njeh ditët e njerëzve të ndershëm dhe trashëgimia e tyre do të vazhdojë përjetë. 19 Ata nuk do të ngatërrohen në kohën e fatkeqësisë dhe në ditët e zisë do të ngopen.