Psalms 34:1-6

Albanian(i) 1 Unë do ta bekoj Zotin në çdo kohë; lëvdimi i tij do të jetë gjithnjë në gojën time. 2 Shpirti im do të krenohet me Zotin; njerëzit e përulur do ta dëgjojnë dhe do të gëzohen. 3 Lartojeni Zotin bashkë me mua, dhe të lëvdojnë të gjithë emrin e tij. 4 Unë e kërkova Zotin, dhe ai m'u përgjigj dhe më çliroi nga të gjitha tmerret e mia. 5 Ata e shikuan atë dhe u ndriçuan, dhe fytyrat e tyre nuk u turpëruan. 6 Ky i pikëlluar klithi dhe Zoti e plotësoi, e shpëtoi nga të gjitha fatkeqësitë e tij.