Psalms 140:1-3

Albanian(i) 1 Më çliro, o Zot, nga njerëzit e këqij; më mbro nga njerëzit e furishëm, 2 që thurrin ligësi në zemër të tyre; ata mblidhen vazhdimisht për të bërë luftë. 3 Mprehin gjuhën e tyre si gjarpëri dhe kanë helm gjarpëri nën buzët e tyre. (Sela)