Proverbs 2:1-7

Albanian(i) 1 Biri im, në rast se pranon fjalët e mia dhe i quan thesar urdhërimet e mia, 2 duke i vënë veshin diturisë dhe duke e prirur zemrën ndaj arsyes; 3 po, në rast se kërkon me ngulm gjykimin dhe ngre zërin për të siguruar mirëkuptim, 4 në rast se e kërkon si argjendin dhe fillon të rrëmosh si për një thesar të fshehur, 5 atëherë do të ndjesh frikën e Zotit dhe ke për të gjetur kuptimin e Perëndisë. 6 Sepse Zoti jep diturinë; nga goja e tij rrjedhin njohuria dhe arsyeja. 7 Ai mban rezervë për njerëzit e drejtë një ndihmë të fuqishme, një mburojë për ata që ecin me ndershmëri