Proverbs 20:1-6

Albanian(i) 1 Vera është tallëse, pija dehëse është e turbullt dhe kush jepet pas tyre nuk është i urtë. 2 Frika e mbretit është si ulërima e luanit; kush ia nxit zemërimin mëkaton kundër vetë jetës së vet. 3 Éshtë një lavdi për njeriun t'u shmanget grindjeve, por çdo budalla përzihet në to. 4 Përtaci nuk lëron për shkak të të ftohtit; për pasojë do të lypë në kohën e vjeljeve, por nuk do të ketë asgjë. 5 Këshilla në zemrën e njeriut është si uji i thellë, por njeriu me mend do të dijë të mbushë nga ai ujë. 6 Shumë njerëz shpallin mirësinë e tyre; por kush mund të gjejë një njeri besnik?