Proverbs 18:4-7

Albanian(i) 4 Fjalët e gojës së një njeriu janë ujëra të thella; burimi i diturisë është si një rrjedhë uji që shkon duke gurgulluar. 5 Nuk është mirë të preferosh të pabesin, apo të shkaktosh humbjen e të drejtit në gjyq. 6 Buzët e budallait të çojnë në grindje, dhe goja e tij kërkon goditje. 7 Goja e budallait është shkatërrimi i tij dhe buzët e tij janë një lak për jetën e tij.