Numbers 34:12-29

Albanian(i) 12 pastaj kufiri do të zbresë në drejtim të Jordanit, për të arritur deri në Detin e Kripur. Ky do të jetë vendi juaj me kufijtë e tij rreth e qark". 13 Kështu Moisiu u njoftoi këtë urdhër bijve të Izraelit dhe u tha atyre: "Ky është vendi që do të merrni si trashëgimi duke hedhur short, dhe që Zoti ka urdhëruar t'u jepet nëntë fiseve e gjysmë, 14 sepse fisi i bijve të Rubenit, në bazë të shtëpive të etërve të tyre, dhe fisi i bijve të Gadit, në bazë të shtëpive të etërve të tyre, dhe gjysma e fisit të Manasit e kanë marrë trashëgiminë e tyre. 15 Këto dy fise e gjysmë e kanë marrë trashëgiminë e tyre në lindje të Jordanit, mbi bregun përballë Jerikos, në drejtim të lindjes". 16 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë: 17 "Këta janë emrat e burrave që do të kryejnë ndarjen e vendit midis jush: prifti Eleazar dhe Jozueu, bir i Nunit. 18 Do të merrni edhe një prijës nga çdo fis, për të bërë ndarjen e vendit. 19 Këta janë emrat e burrave: Kalebi, bir i Jefunehut, nga fisi i Judës; 20 Shemueli, bir i Amihudit, nga fisi i bijve të Simeonit; 21 Elidadi, bir i Kislonit, nga fisi i Beniaminit; 22 prijësi Buki, bir i Joglit, nga fisi i bijve të Danit; 23 prijësi Haniel, bir i Efodit, për bijtë e Jozefit, nga fisi i bijve të Manasit; 24 prijësi Kemuel, bir i Shiftanit, për fisin e bijve të Efraimit; 25 prijësi Elitsafan, bir i Parnakut, për fisin e bijve të Zabulonit; 26 prijësi Paltiel, bir i Azanit, për fisin e bijve të Isakarit; 27 prijësi Ahihud, bir i Shelomit, për fisin e bijve të Asherit; 28 dhe prijësi Pedahel, bir i Amihudit, për fisin e bijve të Neftalit". 29 Këta janë burrat të cilët Zoti i urdhëroi t'u jepnin trashëgiminë bijve të Izraelit në vendin e Kananit.