Numbers 1:2-16

Albanian(i) 2 "Bëni regjistrimin e gjithë asamblesë së bijve të Izraelit në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke numëruar një për një emrat e çdo mashkulli. 3 Nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që në Izrael mund të shkojnë në luftë; ti dhe Aaroni do t'i regjistroni, grup pas grupi. 4 Dhe me ju do të jetë një burrë për çdo fis, një që të jetë i pari i shtëpisë së atit të tij. 5 Këta janë emrat e burrave që do të jenë me ju. nga Ruben, Elitsur, bir i Shedeurit; 6 nga Simeoni, Shelumieli, bir i Tsurishadait; 7 nga Juda, Nahshoni, bir i Aminadabit; 8 nga Isakari, Nethaneeli, bir i Tsuarit; 9 nga Zabuloni, Eliabi, bir i Helonit; 10 nga bijtë e Jozefit, për Efraimin, Elishama, bir i Amihudit; për Manasën, Gamalieli, bir i Pedahtsurit; 11 nga Beniamini, Abidani, bir i Gideonit; 12 nga Dani, Ahiezeri, bir i Amishadaidit; 13 nga Asheri, Pagieli, bir i Okranit; 14 nga Gadi, Eliasafi, bir i Deuelit; 15 nga Neftali, Ahira, bir i Enanit". 16 Këta janë ata që u zgjodhën nga asambleja, prijësit e fiseve të etërve të tyre, krerët e divizioneve të Izraelit.