Matthew 7:15-20

Albanian(i) 15 Ruhuni nga profetët e rremë, të cilët vijnë te ju duke u shtënë si dele, por përbrenda janë ujqër grabitqarë. 16 Ju do t'i njihni nga frytet e tyre. A vilet vallë rrush nga ferrat ose fiq nga murrizat? 17 Kështu çdo dru i mirë jep fryte të mira; por druri i keq prodhon fryte të këqija. 18 Një dru i mirë nuk mund të japë fryte të këqija, as një dru i keq të japë fryte të mira. 19 Çdo dru që nuk jep fryt të mirë pritet dhe hidhet në zjarr. 20 Ju, pra, do t'i njihni profetët nga frytet e tyre.