Matthew 3:1-3

Albanian(i) 1 Tani në ato ditë erdhi Gjon Pagëzori, që predikonte në shkretëtirën e Judesë, 2 dhe thoshte: ''Pendohuni, sepse mbretëria e qiejve është afër!'' 3 Dhe në fakt për Gjonin kishte folur profeti Isaia kur tha: ''Një zë i atij që bërtet në shkretëtirë: "Përgatitni udhën e Zotit, drejtoni shtigjet e tij"''.