Matthew 21:2-6

Albanian(i) 2 duke u thënë atyre: ''Shkoni në fshatin që ndodhet përballë jush; aty do të gjeni menjëherë një gomare të lidhur dhe një pulishtë me të; zgjidhini dhe m'i sillni! 3 Dhe nëse dikush ju thotë gjë, i thoni se Zoti ka nevojë për to, por do t'i kthejë shpejt''. 4 Tani kjo ndodhi për të përmbushur ç'ishtë thënë nga profeti, që thotë: 5 ''I thoni bijës së Sionit: Ja po të vjen mbreti yt, zemërbutë, hipur mbi një gomare, madje një pulishtë, pjellë e një kafshe barrë''. 6 Dishepujt shkuan dhe vepruan ashtu si i kishte urdhëruar Jezusi.