Matthew 15:5-14

Albanian(i) 5 Kurse ju thoni: "Kushdo që i thotë atit ose nënës: "Gjithçka me të cilën mund të të mbaja i është ofruar Perëndisë", 6 ai nuk është më i detyruar të nderojë atin e vet dhe nënën e vet. Kështu ju keni prapësuar urdhërimin e Perëndisë për shkak të traditës suaj. 7 Hipokritë, mirë profetizoi Isaia për ju kur tha: 8 "Ky popull po më afrohet me gojë dhe më nderon me buzët; por zemra e tyre rri larg meje. 9 Dhe më kot më nderojnë, duke i mësuar doktrina që janë urdhërime nga njerëzit"''. 10 Pastaj e thirri turmën pranë tij dhe u tha atyre: ''Dëgjoni dhe kuptoni: 11 Njeriun nuk e ndot çfarë i hyn në gojë, por ajo që del nga goja e tij e ndot njeriun''. 12 Atëherë dishepujt e tij iu afruan dhe i thanë: ''A e di se farisenjtë, kur i dëgjuan këto fjalë u skandalizuan?''. 13 Por ai duke u përgjigjur u tha: ''Çdo bimë që Ati im qiellor nuk e ka mbjellë, do të shkulet me rrënjë. 14 Hiqni dorë prej tyre; ata janë të verbër, prijës të verbërish; dhe në qoftë se një i verbër i prin një të verbëri tjetër, të dy do të bien në gropë''.