Matthew 15:2-9

Albanian(i) 2 ''Përse dishepujt e tu shkelin traditën e pleqve? Sepse nuk i lajnë duart para se të hanë''. 3 Por ai u përgjigj dhe u tha atyre: ''Dhe ju përse shkelni urdhërimin e Perëndisë për shkak të traditës suaj? 4 Perëndia, në fakt, ka urdhëruar kështu: "Ndero atin dhe nënën"; dhe: "Ai që e mallkon të atin ose të ëmën të dënohet me vdekje". 5 Kurse ju thoni: "Kushdo që i thotë atit ose nënës: "Gjithçka me të cilën mund të të mbaja i është ofruar Perëndisë", 6 ai nuk është më i detyruar të nderojë atin e vet dhe nënën e vet. Kështu ju keni prapësuar urdhërimin e Perëndisë për shkak të traditës suaj. 7 Hipokritë, mirë profetizoi Isaia për ju kur tha: 8 "Ky popull po më afrohet me gojë dhe më nderon me buzët; por zemra e tyre rri larg meje. 9 Dhe më kot më nderojnë, duke i mësuar doktrina që janë urdhërime nga njerëzit"''.