Leviticus 1:10-13

Albanian(i) 10 Në qoftë se oferta e tij është një olokaust nga kopeja: dele ose dhi, të ofrojë një mashkull pa të meta. 11 Do ta therë nga krahu verior i altarit, përpara Zotit; dhe priftërinjtë, bijtë e Aaronit, do të spërkasin gjakun e tij rreth e qark altarit. 12 Pastaj do ta presë në copa bashkë me kokën dhe dhjamin e tij, dhe prifti do t'i vërë mbi drutë që ndodhen mbi zjarrin që është mbi altar; 13 por do t'i lajë zorrët dhe këmbët me ujë, dhe prifti do të paraqesë çdo gjë dhe do ta tymosë mbi altar. Ky është një olokaust, një flijim i bërë me zjarr me erë të këndshme për Zotin.