Leviticus 17:3-9

Albanian(i) 3 Kushdo nga shtëpia e Izraelit ther një ka ose një qengj apo një dhi brenda kampit, ose jashtë kampit, 4 dhe nuk e çon në hyrjen e çadrës së mbledhjes për ta paraqitur si një ofertë për Zotin përpara tabernakullit të Zotit, do të mbahet si fajtor gjaku; ka derdhur gjak dhe ky njeri do të shfaroset në mes të popullit të tij; 5 dhe kjo me qëllim që bijtë e Izraelit, në vend që të flijojnë flitë e tyre në fusha, t'ia çojnë Zotit në hyrje të çadrës së mbledhjes, priftit, dhe t'ia ofrojnë Zotit si flijim falënderimi. 6 Prifti do të spërkasë gjakun mbi altarin e Zotit, në hyrje të çadrës së mbledhjes, dhe do të tymosë dhjamin me erë shumë të këndshme për Zotin. 7 Ata nuk do t'i ofrojnë më flijimet e tyre demonëve, prapa të cilëve janë poshtëruar. Ky do të jetë për ta një ligj i përjetshëm, për gjithë brezat e tyre. 8 U thuaj akoma: "Cilido burrë i shtëpisë së Izraelit ose nga të huajt që banojnë midis jush të ofrojë një olokaust apo një flijim, 9 dhe po të mos e çojë në hyrjen e çadrës së mbledhjes për t'ia ofruar Zotit, ky njeri do të shfaroset në mes të popullit të tij.