Leviticus 17:3-6

Albanian(i) 3 Kushdo nga shtëpia e Izraelit ther një ka ose një qengj apo një dhi brenda kampit, ose jashtë kampit, 4 dhe nuk e çon në hyrjen e çadrës së mbledhjes për ta paraqitur si një ofertë për Zotin përpara tabernakullit të Zotit, do të mbahet si fajtor gjaku; ka derdhur gjak dhe ky njeri do të shfaroset në mes të popullit të tij; 5 dhe kjo me qëllim që bijtë e Izraelit, në vend që të flijojnë flitë e tyre në fusha, t'ia çojnë Zotit në hyrje të çadrës së mbledhjes, priftit, dhe t'ia ofrojnë Zotit si flijim falënderimi. 6 Prifti do të spërkasë gjakun mbi altarin e Zotit, në hyrje të çadrës së mbledhjes, dhe do të tymosë dhjamin me erë shumë të këndshme për Zotin.