Judges 19:1-4

Albanian(i) 1 Në atë kohë, kur nuk kishte mbret në Izrael, një Levit, që banonte në pjesën më të lartë të krahinës malore të Efraimit, mori si konkubinë një grua nga Betlemi i Judës. 2 Kjo konkubinë kreu një shkelje të kurorës kundër tij dhe e la për t'u kthyer në shtëpinë e atit të saj në Betlem të Judës, ku qendroi katër muaj. 3 Burri i saj u ngrit dhe shkoi te ajo për t'i folur zemrës së saj dhe për ta kthyer në shtëpi. Ai kishte marrë me vete shërbëtorin e tij dhe dy gomarë. Kështu ajo e çoi në shtëpinë e atit të saj; sa e pa, i ati i së resë e priti tërë gëzim. 4 Vjehrri i tij, i ati i së resë, e mbajti dhe ai qëndroi tri ditë me të; kështu hëngrën e pinë, dhe e kaluan natën aty.