Albanian(i)
22 Atëherë Jozueu ta: "Hapni hyrjen e shpellës, nxirrni jashtë saj të pesë mbretërit dhe m'i sillni".
23 Kështu vepruan; nxorën nga shpella të pesë mbretërit dhe i çuan tek ai, domethënë mbreti i Jeruzalemit, mbreti i Hebronit, mbreti i Jarmuthit, mbreti i Lakishit dhe mbreti i Eglonit.
24 Kur u nxorën jashtë këta mbretër dhe u çuan tek Jozueu, ky thirri tërë njerëzit e Izraelit dhe u tha krerëve të luftëtarëve që kishin shkuar bashkë me të: "Afrohuni dhe vini këmbët tuaja mbi qafën e këtyre mbretërve". Ata u afruan dhe vunë këmbët e tyre mbi qafën e tyre.
25 Pastaj Jozueu u tha: "Mos kini frikë, mos u tmerroni, tregohuni të fortë dhe trima, sepse kështu do të veprojë Zoti me të gjithë armiqtë tuaj kundër të cilëve duhet të luftoni".
26 Pas kësaj Jozueu i rrahu dhe i bëri të vdesin, pastaj i vari në pesë pemë, ku mbetën të varur deri në mbrëmje.
27 Në perëndim të diellit, Jozueu urdhëroi t'i ulnin nga drurët dhe t'i hidhnin në shpellën ku ishin fshehur; pastaj në hyrje të shpellës vunë gurë të mëdhenj, që kanë mbetur aty deri sot.