John 7:47-52

Albanian(i) 47 Prandaj farisenjtë iu përgjigjën atyre: ''Mos u gënjyet edhe ju? 48 Mos vallë ndonjë nga krerët ose nga farisenjtë besoi në të? 49 Por kjo turmë, që nuk e njeh ligjin, është e mallkuar''. 50 Nikodemi, një prej tyre, i cili natën kishte shkuar te Jezusi, u tha atyre: 51 ''Ligji ynë dënon vallë një njeri para se ta ketë dëgjuar dhe ta dijë ç'ka bërë ai?''. 52 Ata u përgjigjën dhe i thanë: ''Mos je edhe ti nga Galilea? Hulumto Shkrimet dhe do të shohësh se nga Galilea s'ka dalë kurrë profet''.