John 20:2-9

Albanian(i) 2 Atëherë rendi te Simon Pjetri dhe te dishepulli tjetër, të cilin Jezusi e donte, dhe u tha atyre: ''E kanë hequr Zotin nga varri dhe nuk e dimë ku e vunë''. 3 Atëherë Pjetri dhe dishepulli tjetër dolën jashtë dhe u nisën për te varri. 4 Rendnin të dy bashkë, por dishepulli tjetër rendi përpara, më shpejt se Pjetri dhe arriti i pari te varri. 5 Dhe, si u përkul, pa pëlhurat prej liri që ishin në varr, por nuk hyri aty. 6 Arriti edhe Simon Pjetri që po e ndiqte, hyri në varr dhe pa pëlhurat prej liri që ishin përtokë, 7 dhe rizën, që qe vënë mbi kokën e Jezusit; ajo nuk ishte bashkë me pëlhurat, por ishte e palosur në një vend, veç. 8 Atëherë hyri edhe ai dishepull tjetër që kishte arritur i pari te varri, pa dhe besoi. 9 Ata në fakt, nuk e kishin kuptuar ende Shkrimin, sipas të cilit ai duhet të ringjallej së vdekurish.