Job 8:13-19

Albanian(i) 13 Këto janë rrugët e të gjithë atyre që harrojnë Perëndinë; kështu shpresa e të paudhit tretet. 14 Besimi i tij do të pritet dhe sigurimi i tij është si një pëlhurë merimange. 15 Ai mbështetet te shtëpia e tij, ajo nuk qëndron; kapet te ajo, por ajo nuk mban. 16 Ai është krejt i gjelbër në diell dhe degët e tij zgjaten mbi kopshtin e tij; 17 dhe rrënjët e tij pleksen rreth një grumbulli gurësh dhe depërtojnë midis gurëve të shtëpisë. 18 Por në rast se shkëputet nga vendi i tij, ky e mohon, duke thënë: "Nuk të kam parë kurrë!". 19 Ja, ky është gëzimi i mënyrës së tij të të jetuarit, ndërsa të tjerët do të dalin nga pluhuri.