Job 6:15-22

Albanian(i) 15 Por vëllezërit e mi më kanë zhgënjyer si një përrua, si ujërat e përrenjve që zhduken. 16 Ato turbullohen për shkak të akullit dhe në to fshihet bora, 17 por gjatë stinës së nxehtë ato zhduken; me vapën e verës ato nuk duken më në vendin e tyre. 18 Ato gjarpërojnë në shtigjet e shtretërve të tyre; futen në shketëtirë dhe mbarojnë. 19 Karvanet e Temas i kërkojnë me kujdes, udhëtarët e Shebës kanë shpresa tek ata, 20 por ata mbeten të zhgënjyer megjithë shpresat e tyre; kur arrijnë aty mbeten të hutuar. 21 Tani për mua ju jeni e njëjta gjë, shikoni tronditjen time të thellë dhe keni frikë. 22 A ju kam thënë vallë: "Më jepni diçka" o "më bëni një dhuratë nga pasuria juaj",