Job 5:8-16

Albanian(i) 8 Por unë do të kërkoja Perëndinë, dhe Perëndisë do t'i besoja çështjen time, 9 atij që bën gjëra të mëdha dhe që nuk mund të njihen; mrekulli të panumërta, 10 që i jep shiun tokës dhe dërgon ujin në fushat; 11 që ngre të varfrit dhe vë në siguri lart ata që vuajnë. 12 I bën të kota synimet e dinakëve, dhe kështu duart e tyre nuk mund të realizojnë planet e tyre; 13 i merr të urtët në dredhinë e tyre, dhe kështu këshilla e të pandershmëve shpejt bëhet tym. 14 Gjatë ditës ata hasin në errësirë, bash në mesditë ecin me tahmin sikur të ishte natë; 15 por Perëndia e shpëton nevojtarin nga shpata, nga goja e të fuqishmëve dhe nga duart e tyre. 16 Kështu ka shpresë për të mjerin, por padrejtësia ia mbyll gojën atij.