Job 4:12-21

Albanian(i) 12 Një fjalë më ka ardhur fshehurazi dhe veshi im ka zënë pëshpëritjen e saj. 13 Midis mendimeve të vizioneve të natës, kur një gjumë i rëndë bie mbi njerëzit, 14 më pushtoi një llahtari e madhe dhe një rrëqethje që bëri të dridhen gjithë kockat e mia. 15 Një frymë më kaloi përpara, dhe m'u ngritën përpjetë qimet e trupit. 16 Ai u ndal, por nuk munda ta dalloj pamjen e tij; një figurë më rrinte para syve; kishte heshtje, pastaj dëgjova një zë që thoshte: 17 "A mund të jetë një i vdekshëm më i drejtë se Perëndia? A mund të jetë një njeri më i pastër se Krijuesi i tij? 18 Ja, ai nuk u zë besë as shërbëtorëve të tij, dhe gjen madje të meta edhe tek engjëjt e tij; 19 aq më tepër tek ata që banojnë në shtëpi prej argjile, themelet e të cilave janë në pluhur, dhe shtypen si një tenjë. 20 Nga mëngjesi deri në mbrëmje shkatërrohen; zhduken për fare, dhe asnjeri nuk i vë re. 21 Litarin e çadrës së tyre vallë a nuk ua këpusin? Ata vdesin, por pa dituri"".