Job 36:27-33

Albanian(i) 27 Ai tërheq atje lart pikat e ujit në formë avulli, i cili dëndësohet pastaj në shi, 28 që retë zbrazin dhe lëshojnë mbi njeriun në sasi të madhe. 29 Kush mund të kuptojë shtjellimin e reve, shungullimën që shpërthen në çadrën e tij? 30 Ja, ai përhap rreth vetes dritën e tij dhe mbulon thellësitë e detit. 31 Me anë të tyre dënon popujt dhe jep ushqime me shumicë. 32 Mbulon duart me rrufetë dhe i urdhëron ato të godasin shenjën. 33 Bubullima flet për të, edhe bagëtia e ndjen furtunën që po vjen.