Job 22:21-25

Albanian(i) 21 Pajtohu, pra, me Perëndinë dhe do të kesh siguri; kështu do të kesh mirëqënie. 22 Prano udhëzime nga goja e tij dhe shtjeri fjalët e tij në zemrën tënde. 23 Në rast se kthehesh tek i Plotfuqishmi, do të rimëkëmbesh; në qoftë se largon paudhësinë nga çadrat e tua 24 dhe u hedh arin në pluhur dhe arin e Ofirit ndër gurët e përroit, 25 atëherë i Plotfuqishmi do të jetë ari yt, thesari yt prej argjendi.