Job 10:8-12

Albanian(i) 8 Duart e tua më kanë bërë dhe më kanë dhënë trajtë por tani ti kërkon të më zhdukësh. 9 Mbaj mend, të lutem, që më ke modeluar si argjila, dhe do të më bësh të kthehem në pluhur! 10 A nuk më ke derdhur vallë si qumështi dhe më ke piksur si djathi? 11 Ti më ke veshur me lëkurë dhe me mish, më ke thurur me kocka dhe me nerva. 12 Më ke dhënë jetë dhe dashamirësi, dhe providenca jote është kujdesur për frymën time,