Jeremiah 23:33-38

Albanian(i) 33 Në qoftë se ndërkaq ky popull ose një profet a një prift do të të pyesë, duke thënë: "Cili është orakulli i Zotit?", ti do t'u përgjigjesh atyre: Cilin orakull? Unë do t'ju hedh poshtë", thotë Zoti. 34 "Sa për profetin, priftin o popullin që do të thotë: "Orakulli i Zotit", unë do ta dënoj atë person dhe shtëpinë e tij. 35 Kështu do t'i thoni secili fqinjit të vet secili vëllait të vet: "Çfarë përgjigje ka dhënë Zoti?" dhe "Çfarë ka thënë Zoti?". 36 Por orakullin e Zotit nuk do ta përmendni më, sepse fjala e secilit do të jetë orakulli i tij, sepse keni shtrembëruar fjalët e Perëndisë të gjallë, Zoti i ushtrive, Perëndia ynë. 37 Kështu do t'i thuash profetit: "Çfarë përgjigje të dha Zoti?" dhe "Çfarë ka thënë Zoti?". 38 Por në rast se thoni akoma: "Orakulli i Zotit", atëherë kështu thotë Zoti: Me qenë se thoni këtë fjalë: "Orakulli i Zotit", megjithëse unë ju kisha dërguar fjalë: Mos thoni më "Orakulli i Zotit",