Isaiah 40:18-20

Albanian(i) 18 Kujt dëshironi t'i përngjajë Perëndia dhe çfarë figure do t'i vinit përballë? 19 Një artist shkrin një shëmbëlltyrë të gdhendur dhe argjendari e vesh me ar dhe shkrin zinxhirë të vegjël prej argjendi. 20 Ai që është tepër i varfër për një ofertë të tillë zgjedh një dru që nuk kalbet dhe gjen një artizan të shkathët, që i përgatit një shëmbëlltyrë të gdhendur që nuk lëviz.